Cakaj: Asnjëherë nuk e kam mbështetur ndarjen e Kosovës - Bota Sot
Cakaj: Asnjëherë nuk e kam mbështetur ndarjen e Kosovës

Aktuale

Cakaj: Asnjëherë nuk e kam mbështetur ndarjen e Kosovës

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 00:49
Gent Cakaj,

Gent Cakaj, Ministër në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, gjatë një interviste ekskluzive në emisionin “Pressing”, ka folur për të parën herë për akuzat që i janë bërë që për përkrahjen e ideve të ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Cakaj ka treguar se çfarë e ka shtyrë të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte vite më parë. “Janë tri arsye”, ka treguar Cakaj fillimisht. “Kam pasur interpretim krejt tjetër për marrëveshjen e Rambujesë. Kam pasur mendim alternativ për Pakon e Ahtisaarit dhe s’e kam interpretuar pavarësinë e Kosovës siç e ka interpretuar Lëvizja Vetëvendosje.”, ka shprehur diplomati shqiptar.

E megjithatë, Cakaj e ka cilësuar partinë e Albin Kurtit si “pjesë e rëndësishme të angazhimit tim politik”. Me tej Ministri në Detyrë Cakaj ka mohuar se ka mbështetur idenë e ndryshimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës, ashtu sic e kishte akuzuar Vetëvendosja.

“Është tërësisht e pavërtetë dhe deklarata e VV-s është e pasaktë. Është e dalë jashtë kontekstit. Asnjëherë nuk e kam mbështetur ndarjen e Kosovës. Kam tri deklarime ku flas kundër ndryshimit të kufijve”, ka thënë Cakaj.

Qëndrimi i Cakaj për idenë e shkëmbimit të kufijve:

– Problemi rajonal. Në rast se është precedan duhet theksuar që së pari është në shpërputhje me frymën e të gjitha të arriturave në Ballkanin Perëndimor deri tash në përgjithësi dhe politikisht nëse duhet ta parashtrojmë këtë problem sikur shqiptar është totalisht i pakonvenueshëm për shqiptarët.

– Ndryshimet e kufijve në rajon duhet të përjashtohen kategorikisht dhe të menaxhohen kujdesshëm, sepse janë në shpërputhje me frymën e kooperimit në Ballkanin Perëndimor, me agjendën evropiane dhe me vizionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

– Shfrytëzoj rastin po ashtu për t’u bërë kritik me idenë e korigjimit të kufijve në një komponent të vecantë për shkak se duhet ta kemi parasysh që ka shtete si Rumania që për shkak të dinamikave të hungarezëve në rajonin e Transilvanisë mund të mos e njohin një marrëveshje të tillë. Duhet të kemi absolutisht vëmendje maksimale se si do të manifestohet në Bashkimin Evropian dhe në vende të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat