Shfuqizohet papritur vendimi për dhurimin e ikonës 'Ngjallja e Llazarit' në UNESCO

Aktuale

Shfuqizohet papritur vendimi për dhurimin e ikonës 'Ngjallja e Llazarit' në UNESCO

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Qeveria ia dhuroi UNESCOS-s në shtator të vitit 2018 me vendim të Këshillit të Ministrave, që mbante edhe firmën e kryeministrit të vendit Edi Rama.

Bëhet fjalë për një ikonë që vjen nga kisha e 'Ungjillëzimit', e realizuar ne fillimet e shekullit XIX. E vlerësuar nga specialistët si një vepër me nivel të lartë artistik, prej vitesh kjo ikonë ishte lënë në një gjendje tejet të degraduar. Pas procesit të restaurimit, që nisi gjatë muajit mars të vitit të shkuar , ikonës i rikthehen vlerat artistike, duke dalë në pah koloriti i gjallë i veprës.

VENDIMI I PLOTË

VENDIM PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.564, DATË 29.9.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHURIMIN UNESCO-S TË IKONËS “NGJALLJA E LLAZARIT”, NË KUADËR TË 60-VJETORIT TË ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË NË KËTË ORGANIZATË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 113, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Shfuqizimin e vendimit nr.564, datë 29.9.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin UNESCO-s të ikonës “Ngjallja e Llazarit”, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë”.

2. Ngarkohet Ministria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat