Lajmi i fundit, më i keqi për Nismën, ja sa deputetë marrin LVV dhe LDK

Aktuale

Lajmi i fundit, më i keqi për Nismën, ja sa deputetë marrin LVV dhe LDK

Nga: N.Sh Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 20:20
Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli

Profesori Armend Muja, i cili doli i pari me sondazhin e tij se LVV-ja është fituese e zgjedhjeve, thotë se Nisma përfundimisht ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.

Muja përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook, thotë se, pas numërimit të votave të fundit të diasporës, Nisma nuk e kaloi pragun.

Muja thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 31 deputet, LDK-ja 30, PDK-ja 25 dhe AAK-ja 14.

Image

Kurse komunitetet thotë se i kanë marrë 20 deputet.

“Zgjedhjet 2019: Pas numërimit të votave të fundit të diasporës, Nisma përfundimisht jashtë Kuvendit. VV fiton 31 deputet, LDK 30 deputet, PDK 25, AAK 14, Komunitetet 20 deputet”, shkruan Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat