Dyshohet që asgjësuan dokumente të votimeve dhe dhanë ryshfet, në pranga katër persona nga Skenderaj

Aktuale

Dyshohet që asgjësuan dokumente të votimeve dhe dhanë ryshfet, në pranga katër persona nga Skenderaj

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 21:02
Ilustrim

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona me inicialet A.Sh., A.Ç., D.D dhe A.Ç., të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale, “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” në fshatin Runik të Skenderajt.

I arrestuari me inicialet A.Sh., kryesues i vendvotimit, dyshohet se ka kryer dy vepra penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Ndërkaq, të arrestuarit tjerë me inicialet A.Ç., vëzhgues, D.D., qytetar dhe A.Ç., anëtar i një subjekti politik, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” nga neni 217 i KPRK-së.

Prokurori i Shtetit për katër të arrestuarit do të kërkoi caktimin e masës së paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat