“KQZ iu del në ndihmë PAN-istëve për ta fshehur pasurinë e vjedhur nga shteti” - Bota Sot
“KQZ iu del në ndihmë PAN-istëve për ta fshehur pasurinë e vjedhur nga shteti”

Aktuale

“KQZ iu del në ndihmë PAN-istëve për ta fshehur pasurinë e vjedhur nga shteti”

Nga: A.ZH Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj, ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se po i u del në ndihmë partnerëve të koalicionit PAN, për ta fshehur pasurinë e vjedhur nga shteti.

Mazrekaj ka thënë se zvarritja e procesit zgjedhor dhe certifikimit të rezultateve po shtyhet, në mënyrë që PAN-istët, “të kenë sa më shumë hapësirë kohore për t'i mbuluar të zezat e tyre”.

Sipas tij, sa më shumë që të vonohet certifikimi i zgjedhjeve dhe formimi i qeverisë së re, “aq më shumë do të fitojnë në kohë hajnat”.

Mazrekaj ka theksuar se “PAN-istët, pasurinë e vjedhur nga shteti do ta dërgojnë jashtë shtetit”, teksa ka hedhur dyshime se edhe ata vet do “t’ia mësyjnë ekzilit nga frika e përballjes me qeverinë e re”.

Më poshtë postimi i plotë i Mazrekajt në Facebook:

KQZ iu del në ndihmë PAN-istëve për ta fshehur pasurinë e vjedhur nga shteti

Duket se zvarritja e procesit zgjedhor dhe certifikimit të rezultateve po shtyhet, në mënyrë që profiterët e “klanit Pronto” dhe PAN-stët që zhvatën shtetin, të kenë sa më shumë hapësirë kohore për t'i mbuluar të zezat e tyre.

Sa më shumë që do të vonohet certifikimi i zgjedhjeve dhe formimi i qeverisë së re, aq më shumë do të fitojnë në kohë hajnat, që pasurinë e vjedhur nga shteti ta dërgojnë jashtë vendit. Mbase edhe ata vet do t`ia mësyjnë ekzilit nga frika e përballjes me qeverinë e re.

Pra, KQZ me në krye Valdete Dakën po mundohet t'i dalë në ndihmë “Klanit Pronto” dhe PAN-istëve, që t`i fshehin krimet e tyre ndaj shtetit, duke i dërguar provat jashtë vendit.

Ndryshe nuk do të mund të shpjegohej situata, kur një proces zgjedhor merr lëvdata për mbarëvajtje dhe zvarritet deri në certifikim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat