Veseli në 30 vjetorin e heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazkiu: Ata ishin pushkët e para të lirisë

Aktuale

Veseli në 30 vjetorin e heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazkiu: Ata ishin pushkët e para të lirisë

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 15:11
Foto nga vizita

“Kombi jonë do të jetë krenar për ta dhe do të përulet para gjithë heronjve të rënë në luftën për liri.”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot në 30-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, se ata ishin pushkët e para të lirisë, paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në 30 vjetorin e rënies, sot me krenari kujtojmë heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Ata ishin paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushkët e para të lirisë. Kombi jonë do të jetë krenar për ta dhe do të përulet para gjithë heronjve të rënë në luftën për liri”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat