Albulena Haxhiu i kundërpërgjigjet Lutfi Hazirit

Aktuale

Albulena Haxhiu i kundërpërgjigjet Lutfi Hazirit

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 23:28
Albulena Haxhiu

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi i ka treguar Kurtit si mund të bëhet kryeministër. Ai ka thënë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së.

“Është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së!”, ka shkruar Haziri.

Kryetari i Gjilanit, tutje ka thënë se asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme.

Ndërsa Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje i është përgjigjur Hazirit duke thënë se emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor.

“Ajo që tashmë është e qartë…emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor :)”, ka shkruar Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat