Rrëfimi i Atdhe Arifit: Këto ëndrra kishte Astrit Dehari

Aktuale

Rrëfimi i Atdhe Arifit: Këto ëndrra kishte Astrit Dehari

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 00:16
Atdhe Arifi

Aktivisti i Vetëvendosjes, Atdhe Arifi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka rrëfyer për shoqërinë që ka pasur me Astrit Deharin dhe ëndrrat e këtij të fundit.

Arifi është nga aktivistët e parë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të lëvizjeve studentore kundër qeverive të pasluftës në Kosovë.

Ai kujton se aktivitetin në Vetëvendosje kur e ka filluar nuk ka pasur më shumë se dhjetë veta.

Arifi ka qenë edhe njëri ndër shokët më të afërt të aktivistit tjetër të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Aktivisti i LVV-së kujton se Astriti ishte një shok i dashur dhe gjithmonë të ndryshonte humorin për të mirë. Me të, thotë se bisedonin për politikën por edhe për mjekësinë e arkitekturën.

Shoku i Astrit Deharit kujton edhe ëndrrat që kishte ky i fundit kur Vetëvendosje do të vinte në pushtet.

“Astriti thoshte se ëndrra e tij kur të fitonte Vetëvendosje ishte të bëhej mjek vullnetar e të shërbente te vendet e botës së tretë, në Afrikë”, tregon Arifi.

Ai thotë se Astriti ishte shumë i qetë në protesta, madje kujton një moment kur në një protestë ai kishte rrezikuar shumë duke u dalë para një mase që thirreshin në emër të një grupi tifozësh sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat