Gecaj i PDK-së: Nëse LDK-ja nuk e bën këtë gjë, do t’i nënshtrohet në përulje VV-së

Aktuale

Gecaj i PDK-së: Nëse LDK-ja nuk e bën këtë gjë, do t’i nënshtrohet në përulje VV-së

Nga: A.ZH Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 14:01
Arben Gecaj

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës Arben Gecaj, ka reaguar pas përplasjes së nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Hazirit, me zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gecaj ka thënë se VV-ja ka nisur procesin e “planifikuar” të degradimit të Hazirit, duke e quajtur të parëndësishëm dhe pa ndikim.

Sipas tij, nëse në LDK kjo kalon pa zhurmë dhe solidarizëm, atëherë VV-ja do të nënshtrojë deri në “përulje” këtë parti, përcjell Bota sot.

Ai ka rikujtuar se e njëjta situatë ishte me AAK-në dhe VV-në më parë.

Postimi i Gecajt:

VV ka filluar procesin e degradimit te Lutfi Hazirit duke e quajtur të parendesishsmëm dhe të pa ndikim. Ky është një moment i ri i cili është pritur, i planifikuar mirë, i takon strategjisë së VV.

Nese kjo kalon në LDK pa zhurmë dhe pa solidarizim, atëher VV e ka nënshtruar deri në përulje këtë parti. Ajo, do të i nënshtrohet plotësisht.

E njejta situatë ishte me AAK, deri në momentin kur Haradinaj aso kohe i verejti qëllimet e VV dhe shpejt pastaj mori nje kurs tjeter, nese ju kujtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat