Vulin reagon ndaj deklaratave të Pacollit për Vuçiqin

Aktuale

Vulin reagon ndaj deklaratave të Pacollit për Vuçiqin

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 18:42
Aleksandar Vulin

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ia ka bërë me dije presidentit serb. Aleksandar Vuçiq, se shansi i vetëm është njohja e pavarësisë së Kosovës.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në një intervistë dhënë për një medium boshnjak, ka thënë se Serbia ka vetëm një shans, njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministri Pacolli tha se ka një mesazh të qartë: “Vuçiq, ju keni vetëm një shans – ta njihni Kosovën. Ky është realiteti. Kosova ka lindur dhe nuk ka kthim prapa. Ishte zgjidhja e vetme, dhe gjithçka tjetër do të shkojë më lehtë”, tha diplomati.

Pas kësaj deklarate ka reaguar ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Siç shkruajnë mediet serbe Vulin ka thënë se kërcënimet e Pacollit drejtuar Vuçiqit janë të pakuptimta.

“Njerëzit e zgjuar mësojnë nga gabimet e të tjerëve, dhe Pacolli nuk mund të mësojë vetë. Kërcënimet e tija ndaj Vuçiqit nuk mund të tronditen, dhe të paktën ata që ishin të zgjuar dhe e kërcënuan dhe e sulmuan atë kanë mësuar se është e kotë të përpiqesh të frikësosh një njeri nga Serbia sepse kjo është më e shtrenjtë se jeta”, tha Vulin në një konferencë për medie.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova nuk mund të quhet shtet pasi që sipas Vulinit, kanë kaluar gati një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve dhe akoma nuk është certifikuar rezultati i zgjedhjeve.

Sipas tij duke e parë këtë gjendje është edhe më e vështirë që të pranohet një shtet si Kosova.

“Nuk është e lehtë ta quajmë shtet dhe madje edhe më vështirë të pranosh”, citohet të ketë thënë Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat