Anëtari i KQZ-së: Refuzimi i numërimit të votave, e motivuar politikisht dhe e koordinuar mes SKQZ dhe PZAP

Aktuale

Anëtari i KQZ-së: Refuzimi i numërimit të votave, e motivuar politikisht dhe e koordinuar mes SKQZ dhe PZAP

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Adnan Rrustemi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me refuzimin e kërkesës së VV-së nga PZAP-ja për numërimin e 1806 fletëvotimeve të mërgatës.

Rrustemi ka shkruar se ky refuzim i zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme është përpjekje e kundërligjshme e motivuar politikisht dhe e koordinuar mes SKQZ-së dhe PZAP-ës.

Ja shkrimi i plotë i Rrustemit:

Refuzimi për ta zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme si nga SKQZ edhe nga PZAP, është qartazi përpjekje e kundërligjshme e motivuar politikisht dhe e koordinuar në mes tyre. Duke ju shërbyer interesave politike të palëve të ndryshme e kalkulimeve në prapavijë, po vonojnë qëllimshëm certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Rezultatet do të shpallen e do të certifikohen, por edhe përgjegjësisë së tyre do t’i vije radha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat