Reagon edhe Bislimi i LDK-së: Ka dy fjalë për koalicionin me Vetëvendosjen

Aktuale

Reagon edhe Bislimi i LDK-së: Ka dy fjalë për koalicionin me Vetëvendosjen

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 21:18
LDK

Kandidati për deputet nga LDK, Faton Bislimi ka reaguar pas deklaratave të fundit në lidhje me koalicionin me Vetëvendosjen.

Ai ka theksuar se qytetarët ia kanë dhënë besimin VV-së e LDK-së për formimin e Qeverisë së re.

Shënimi i plotë:

PER KOALICIONIN

Ne zgjedhjet e 6 tetorit, sovrani vendosi per ndryshimin; votoi per opoziten dhe ndeshkoi poziten! Sovrani, me nje dallim simbolik prej vetem rreth 1%, thuajse barabarsisht i dha besimin LDK-se dhe LVV-se per te bere qeverine e ardheshme, duke iu dhene te dyjave bashke shumicen parlamentare me mbi 60 deputete!

Diskutimet qe tani po behen per koalicionin LDK-LVV jane diskutime mbi bazen e vullnetit te popullit, dhe jo per deshire apo mosdeshire te dikujt.

Fakti qe LVV e ka epersine simbolike prej rreth 1% ndaj LDK nuk do te duhej ne asnje moment t’u jepte atyre komoditetin e teperuar se fitorja eshte e tyre dhe vetem e tyre! Fitorja e zgjedhjeve te 6 tetorit eshte fitore e ish-opozites, fitore e perbashket e LVV dhe LDK.

Nese keni parasysh historine e koalicioneve zgjedhore deri me tani, ne kemi pase parti qe me rreth 10% te votave te sovranit ka marre postin e Kryeministrit!

Andaj, eshte per t’u vleresuar vendimi shume parimor i LDK-se qe Kryeministri do t’i takoje partise fituese, pa marre parasysh diferencen e vogel ne votat e sovranit. Kjo, ne asnje menyre, nuk do te thote se fituesi, qe percaktohet me certifikimin e rezultateve zgjedhore nga KQZ, mund krye ne veti te percaktoje te gjithe rrjedhen e diskutimeve per koalicion e bile edhe te tregoje kush ka rendesi e kush jo nga ana e LDK-se ne keto diskutime.

LDK nuk i detyrohet asgje LVV-se! LDK i detyrohet vetem vullnetit te sovranit, e besoj njejte duhet te reflektoje edhe LVV! Andaj, LVV nuk duhet te hutohet nga 1% i epersise e te nenvleresoje 25% e LDK-se, e aq me shume, faktin qe te dyja bashke perfaqesojne mbi gjysmen e elektoratit te zgjedhjeve te 6 tetorit!

Vetem me respekt te ndersjellte, LDK e LVV e cojne ne vend vullnetin e sovranit. Kjo nenkupton qe ne rastin e zgjedhjes se Kryeministrit nga rradhet e LVV, vendimi per nje gje te tille, dhe per koalicion, normalisht se do te kaloje neper organet vendimmarrese te LDK-se, respektivisht neper zyrat e LDK-se! Nuk ka kurrgje te keqe ketu! Realisht ka vullnet per koalicion dhe ecje perpara bashke, duke lene anash, jo lehtesisht, te kaluaren e hidhur te veprimeve te LVV-se kundrejt Qeverise se kaluar te LDK-se. Por, politikat shtetndertuese te LDK-se gjithehere kane shkuar pertej personales dhe partiakes, andaj eshte e kuptueshme dhe e pritshme qe edhe ne kete rast do ndodhe e njejta gje!

Reagimet e LVV ndaj ketij vullneti te LDK-se jane sa te panevojshme po aq edhe te paarsyeshme.

Besoj se keto eufori nuk do te kalojne kufirin e nje eksaltimi te momentit nga deshira e madhe per te ardhe ne pushtet, dhe LVV e LDK do vazhdojne bashkebisedimin dhe harmonizimin e programit qeverises ashtu qe nga nje qeveri e ardheshme ne mes LDK e LVV qytetaret e Kosoves te perfitojne nje shtet ne sherbim te qytetarit dhe jo pushtetarit; qe Kosoves t’i kthehet shpresa!

Bashke, kjo eshte e mundur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat