Tetë pyetjet e Vuçiqit për Palmerin në lidhje me Kosovën - Bota Sot
Tetë pyetjet e Vuçiqit për Palmerin në lidhje me Kosovën

Aktuale

Tetë pyetjet e Vuçiqit për Palmerin në lidhje me Kosovën

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 08:54
Vuçiqi dhe Palmer

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të reagojë pas presioneve nga i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer kurse tema kryesore e diskutimit do të jetë Kosova.

Por, “Alo” shkruan se Vuçiq nuk do t’i pranojë kushtet e Palmerit dhe do t’ia përcjell porosinë se është e pamundur që Serbia t’i humbasë të gjitha e Kosova të fitojë gjithçka.

Nga presidenca serbe për “Alo” kanë bërë të ditur tetë pyetjet e Vuçiqit për Palmerin, gjatë takimit të tyre sot në Beograd.

1.Pse Matthew Palmer flet për njohjen e shtetit të rremë të Kosovës për hyrjen e Serbisë në BE? Si është e mundur që ai mund ta thotë këtë kur nuk është zyrtar i BE-së? A do të thotë kjo se SHBA ka kontrollin e plotë mbi BE-në? Nëse vërtetë njohja e Kosovës është kusht për hyrjen e Serbisë në BE, pse nuk e thotë këtë dikush nga Brukseli?

2.Pse SHBA kërkon që Beogradi ta ndalojë fushatën për tërheqje të njohjeve të shtetit të rremë të Kosovës? Kur ishte zotuar Serbia se nuk do të lobojë për tërheqje të njohjeve? Në marrëveshjen e Brukselit nuk thuhet asnjë fjalë rreth kësaj.

3.Pse Matthew Palmer në asnjë deklaratë të tij në Prishtinë nuk e ka përmendur Asociacionin e Komunave serbe, formimi i së cilave është i garantuar me marrëveshjen e Brukselit? Si është e mundur që shqiptarët në Prishtinë nuk përgjigjen për mos përmbushjen e obligimeve e përgjegjësive ndërkombëtare?

4.Pse Palmer nga përfaqësuesit e Listës Serbe kërkon që të tërhiqen nga Beogradi dhe të gjejnë hapësirë për veprim në Kosovën e pavarur? Si është e mundur që opsioni politik që ka fituar bindshëm në Kosovë të kërcënohet në një mënyrë kaq të hapur?

5.Pse Matthew Palmer në mënyrë të fshehtë është takuar me Nenad Rashiqin dhe Slobodan Petroviçin në Prishtinë? Pse fotografinë nga ai takim e kmishte publikuar vetëm pasi mediat e kishin zbuluar takimin e fshehtë? Si është e mundur që Palmer mbështet përfshirjen e Rashiqit dhe Petroviqit në bisedimë rreth Kosovës kur ata persona në zgjedhje nuk kanë marrë kurrfarë mbështetje nga serbët?

6.Pse Palmer kërcënon Serbinë me sanksione për sistemin raketor S-400, duke qenë i vetëdijshëm se shteti ynë nuk e ka realizuar? Si është e mundur që Serbia të kërcënohet për planin e blerjes së sistemit mbrojtës PVO e njëkohësisht në Kroaci, Maqedoni, Bullgari dhe Shqipëri, me donacione nga SHBA-të bëhet furnizimi i armëve sulmuese?

7.Pse Matthew Palmer kritikon investimet e Kinës në Serbi, pse i pengojnë kinezët kanë marrë “Zelezarën” në Smederevë? Pse harron se atë “Zelezarë”, amerikanët e kanë braktisur menjëherë pasi nuk kishin shënuar fitime të mëdha?

8.Pse Palmer ka premtuar ndihmë për shoqatat e “viktimat shqiptare” në Prishtinë në kërkimin e dëmeve të luftës nga Serbia?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat