Refuzimi i negociatave për anëtarësim, Palmer: BE ka bërë gabim historik

Aktuale

Refuzimi i negociatave për anëtarësim, Palmer: BE ka bërë gabim historik

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 12:26
Matthew Palmer

Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, është deklaruar lidhur me vendimin negative të BE-së për të mos nisur negociatat e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian me këtë rast ka bërë gabim historik.

"Kjo është e rëndësishme pas dështimit të BE-së për të gjetur një kompromis për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë për anëtarësimin. Sipas mendimit tonë, ky është një gabim historik dhe një mesazh i keq për të gjithë rajonin," tha Palmer.

Ai gjithashtu tha se dëshiron që Ballkani Perëndimor të ketë një perspektivë në BE, duke shtuar se SHBA do të bënte gjithçka në fuqinë e saj për të bindur BE të ndryshojë situatën aktuale përpara takimit të ardhshëm të liderëve të Unionit në Zagreb.

Përndryshe, Palmer këto deklarime i bëri pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat