Vjen thirrja e ish-deputetit të LDK-së, paralajmëron ndalimin e zhvendosjes së presidentit Thaçi në zyre të reja

Aktuale

Vjen thirrja e ish-deputetit të LDK-së, paralajmëron ndalimin e zhvendosjes së presidentit Thaçi në zyre të reja

Nga: N.H Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 16:27
LDK

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fidan Rekaliu, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje që të ndalet vendimi që zyra e presidentit të zhvendoset në një ambient tjetër.

Sipas tij, shpenzimi 15 milionësh për renovim të një ndërtese janë skandal i papranueshëm që bëhet shpejt e shpejt në kohën e tranzicionit të pushtetit.

“Kjo flet shumë. Ne që kemi marr besimin e qytetarëve për qeverisje të mirë do të kundërshtojmë çdo praktikë të tillë të keqpërdorimit të parasë publike”, ka shkruar ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Akomodimi i presidences ne zyrat e Ministrise se Kultures dhe asaj te Bujqesise duhet te ndalet nga Qeveria e re.

Shpenzimi 15 milionesh per renovim te nje ndertese dhe pagesa vjetore prej 1 milion euro per qera, eshte skandal i pa pranueshem qe behet shpejt e shpejt ne kohen e tranzicionit te pushtetit.

Kjo flet shume. Ne qe kemi marr besimin e qytetareve per qeverisje te mire do te kundershtojme cdo praktike te tille te keqperdorimit te parase publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat