Ndodhë për herë të parë, zyrtari i PDK-së i reagon fuqishëm anëtarit të partisë së tij: Ishalla po ngihet…

Aktuale

Ndodhë për herë të parë, zyrtari i PDK-së i reagon fuqishëm anëtarit të partisë së tij: Ishalla po ngihet…

Nga: N.H Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 16:49
Rexhep Hoti

Nuk na ka rastisur të shohim reagime të zyrtarëve të PDK-së, që kritikojnë anëtarë të subjektit nga vijnë.

Kjo po ndodhë për herë të parë, ku një zyrtarë i PDK-së t’i reagojë ashpër, zyrtarit të partisë së tij, për keqpërdorim të buxhetit të shtetit.

Bëhet fjalë, për Rexhep Hotin, i cili raportohet se i ka shpenzuar gati 10 mijë euro për dreka e darka zyrtare, prej kur është emëruar në pozitën e tij si Koordinator Nacional për Kulturë, Arsim dhe Sport.

Ndaj këtij lajmi, ka reaguar edhe Arben Gecaj, zyrtar i po të njëjtës parti që vije edhe Rexhep Hoti, përcjell “Bota sot”.

Gecaj shkruan në llogarinë e tij në Facebook se, “Ishalla ngihen. Marak me hanger me pare të derzhaves”.

Image

Në media gjatë ditës së sotme është raportuar se Hoti së bashku me më dy zyrtaret e kabinetit të tij ka shpenzuar brenda kësaj periudhe kohore mbi 40 mijë euro.

Për mëditje, akomodim, drekat zyrtare, kredi kartat, vetëm Rexhep Hoti i ka shpenzuar 30 mijë e 318 euro. /Bota sot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat