Xhavit Rexhaj nga LDK: Me Vetëvendosjen për Arsimin kemi arritur 100 përqind pajtueshmëri

Aktuale

Xhavit Rexhaj nga LDK: Me Vetëvendosjen për Arsimin kemi arritur 100 përqind pajtueshmëri

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 19:08
Xhavit Rexhaj

Eksperti i fushës së arsimit nga LDK, Xhavit Rexhaj,  ka thënë se takimi i sotëm mes grupeve punuese të kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë i gjatë por konstruktiv.

Përveç fushës së arsimit sot temë ka qenë edhe shëndetësia.

“Konsideroj se procesi po ecë shumë mirë, jam shumë i kënaqur me shkallën e pajtueshmërisë. Ka qenë diskutim i thuktë sepse të dy palët kemi qenë të pagatitur mirë. Përafrimi është 100% sepse i kemi diskutuar edhe dallimet”, ka thënë Rexhaj në Info Magazine.

“Sot është bërë punë e mirë për arsimin dhe shëndetësisë. Kemi folur për intervenime të ndryshme sektoriale, si gjendja në Ministrinë e Arsimit, zgjedhjet e organogramit që nuk i janë përshtatur sistemit arsimor në Kosovë dhe ka pasë interesa të ngushta më tepër se nevojat e ministrisë”.

“Situata rregullohet jo me imponim, nuk ka nevojë të largohen njerëz nga puna, por bëhet risistemim. Është diskutuar edhe çështja e partnerëve zhvillimor dhe trajtimi i teksteve shkollore. Do të ketë politika që e forcojnë shkollën – forcohet llogaridhënia”.

“Jemi pajtuar, sepse kemi punuar që të pajtohemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat