Haradinaj nesër mbledh Qeverinë, flitet për buxhet

Aktuale

Haradinaj nesër mbledh Qeverinë, flitet për buxhet

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 22:10
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

31 tetori ishte data e fundit për mbledhjen e Kuvendit ku do të duhet të vendosin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2020.

Por, meqenëse kuvendi është shpërndarë një takim i tillë  nuk u mbajte.

Pavarësisht kësaj duket se Ministri i Financave, Bedri Hamza ka kërkuar që këtë të Martë të mblidhet ekzekutivi i vendit.

E këtë e konfirmoi kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

‘’Mbledhja është kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, për rirregullim dhe rialokimi i mjeteve që është obligim ligjor në fund vit për me mundësua funksionimin e të gjithë sektorëve, pra pagave dhe besoj që do të ketë nesër’’

 E T7 ka kuptuar se Buxheti i Republikës së Kosovës  për vitin 2020 është në fazën  finale, dhe vetëm pritet për miratim në Qeveri të Kosovës.

E këtë e ka konfirmuar për televizionin vetë Ministri i Financave, Bedri Hamza.

Bedri Hamz, Ministër i Financave

 “ Kuvendi nuk është funksional. Përtej kësaj pritet me pas ndryshim, dhe qeveria me pas një format tjeteër përndryshe ne aspektin teknik buxheti është i përgatitur por mund te ketë edhe ndryshim të prioriteve,Përndryshe është i përgatitur Buxheti për vitin e 2020.”

E në përgjigjet që kjo Ministri i ka kthyer është theksuar, se  Ministria e Financave është në pritje të mbledhjes së Qeverisë pasi që aty do të bëhet  aprovimi i këtij buxheti .

“Jemi në pritje të thirrjes së mbledhjes së Qeverisë për ta paraqitur në mbledhje të Qeverisë për aprovim’’

Por këshilltari i Kryeministrit në Detyrë, Haki Shatrri, mohoi se ky takim i qeverisë ka të bëj me aprovimin e buxhetit për vitin 2020.

Haki Shatrri, Këshilltar‘’ Është e mundur nje takim i qeverisë, kjo me kerekse te Ministrit te Financave. Kjo nuk ka te bej me buxhetin e ardhshem, nuk ka efekt nese mbahet mledhje e qeverise skan mu marre me temen e buxhetit tarshshem, vec me naj rregullim te buxhetit te ketij viti, naj rregullim.   Buxheti eshte I pergatitur por nuk procedohet se sosht e udhes mu bo ne kete situate, kujt mju dorezu ai buxhet, se ska qeveri kujt me ju dorezu’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat