Nuk është vetëm kada me pije e djalit të Fatmir Limajt, zbulohen detaje të tjera

Aktuale

Nuk është vetëm kada me pije e djalit të Fatmir Limajt, zbulohen detaje të tjera

Nga: N.H Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 23:09
Endrit Shala dhe Durim Limaj

Donik Sallova, zyrtar nga Lëvizja Vetevendosje, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se (vaska) me pije alkoolike është simboli më i mirë përfaqësues i babëzisë dhe teprisë së regjimit që ra me 6 tetor.

Sipas tij, imazhe të tilla gjenë tek shumë prej eksponentëve të “PANhajnisë”.

Ja shkrimi i tij:

Kjo kada (vaska) me pije alkoolike është simboli më i mirë përfaqësues i babëzisë dhe terpisë së regjimit që ra me 6 tetor. Rastisi të jenë të Nismës, por imazhe të tilla gjenë tek shumë prej eksponentëve të PANhajnisë. Me dhjetëra banesa, shtëpi e vila në pronësi, me gra e fëmijë që iu vozisin makina nga 100 mijë euro, me pushime luksoze në secilën stinë të vitit e në çdo kontinent të globit, ndërkohë që nuk kanë në pronësi e as nuk kanë pasur kurrë fabrika e biznese me fitime që do ta justifikonin këtë jetë sikur prej kapitalistësh me breza. Prandaj, le të jetë 6 tetori vetëm fillimi i ndërtimit të një pragu që do bëhet pengesë gjithnjë e më e madhe, derisa të shndërrohet në mur, e pastaj në burg, për të gjitha ata që e vodhën dhe e varfruan këtë popull me pandjeshmërinë e regjimeve pushtuese kundër të cilave u derdh aq shumë gjak!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat