Paralajmëron Luma: Qeveria Kurti po bëhet, nuk do të bëhet president Isa Mustafa

Aktuale

Paralajmëron Luma: Qeveria Kurti po bëhet, nuk do të bëhet president Isa Mustafa

Nga: V.R Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 23:14
Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike Ernest Luma, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka deklaruar se ajo çfarë po ndodhë në këtë situatë, tregon se vendi nuk po shkon në mandatin e qeverisë Kurti, por, sic shprehet Luma, vendi po hynë në epokën Kurti.

Kësisoj, ai tha se qeveria Kurti po formohet. Dhe se sipas tij, LDK-ja, nuk do të ketë presidentin në asnjë rrethanë.

Postimi plotë:

1) Nuk po hyjmë në mandatin Kurti. Po hyjmë në Epokên Kurti.

2) Qeveria Kurti do të formohet. LDK nuk do ta ketë presidentin në kurrëfarë opcioni e as si pjesë të marrëveshjes për vitin 2021.

3) Qeveria Kurti nuk do të bie në vitin 2021 për shkak të pakënaqësive të LDK-së, dhe nuk do të ketë krizë qeveritare kur të skadojë mandati i Presidentit Thaçi. Krejt çka mund të ketë në vitin 2021, nëse LDK nuk reflekton sot për veten e saj, mund të kemi edhe një LDK tjetër atëbotë, pra dy LDK, ose LDK-në alternative që do të rezultojë si shkak i ngulfatjes së demokracisë së brendshme apo si shpërthim i plejadës së re, që po synohet të mbahet peng nga zombët apo "kufomat vertikale" politike brenda saj.

Mos thuani që s'ju kam tregu me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat