Serbia me automatizëm bie nën sanksione të ShBA-ve nëse do blinte armër ruse

Aktuale

Serbia me automatizëm bie nën sanksione të ShBA-ve nëse do blinte armër ruse

Nga: Fatmir Beka Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 07:59
Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike Jelena Miliç

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike Jelena Miliç ka sqaruar për sanksionet që mund të priten ndaj Serbisë nëse blen armë nga Rusia siç është paralajmëruar, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Kongresi amerikan për shkak të implikimit të Rusisë në zgjedhjet amerikane, po edhe për shkka të aneksimit ilegal të Krimesë ka miratuar ligjin ‘Lufta kundër armiqve amerikanë përmes sanksioneve’. Këto janë sanksione selektive, më së shpeshti bllokim i mjeteve, ndalim i blerjeve dhe gjëra të ngjashme... Nuk janë sanksione të llojit që në vitet 90-ta iu kanë vendosur Serbisë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së ", theksoi Miliç në O2.TV.

Ajo ka shtuar se në atë nuk munden me ndikua as Departamenti i Shtetit, as Shtëpia e Bardhë dhe nuk ka lidhje që Serbia është neutrale në aspektin ushtarak.

"Serbia me automatizëm do binte nën sanksione për arsye të blerjes eventuale të armatimit. Asgjë personale, këtu është poenta, ai është ligj i miratuar në Kongres dhe Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë nuk mund të komentojnë as ndryshojnë atë. Në Amerikë ligji është ligj dhe nuk ka asgjë personale", nënvizoi drejtorja e Qendrës për Studime Euroatlantike.

Miliç ka shtuar se në atë rast me sanksione do përballeshin vetëm sektor të caktuar.

"Nën sanksione do binin vetëm ato pjesë që kanë lidhje me blerjen, pjesë nga ministria edhe individët ", ka thënë Jelena Miliç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat