Reagim i ashpër ndaj Serbisë: Rrugën drejt BE-së duhet me ia bë ferr, jo si Thaçi e Rama që po i ndihmojnë

Aktuale

Reagim i ashpër ndaj Serbisë: Rrugën drejt BE-së duhet me ia bë ferr, jo si Thaçi e Rama që po i ndihmojnë

Nga: N.Sh Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 09:06
Edi Rama, Aleksander Vuçiq, Hashim Thaçi

Një reagim të ashpër ndaj Serbisë, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës e ka bë ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Përmes një postimi në Facebook, Miftari thotë se, rrugën drejt BE-së, Serbisë duhet me ia bë ferr, e jo me i ndihmua ashtu siç po bën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Miftari thotë se, Serbisë duhet mos me ia harru gjenocidet ndaj shqiptarëve dhe marrjen e tokave tona, duke shtuar se, asaj duhet me detyrua që me dal para aktit të kryer, ose me Rusinë e Kinën o me Amerikën dhe Evropën.

“Politikanët e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet me qenë shumë të zgjuar dhe të kujdesshëm gjatë bisedave me Serbinë, duke mos ja harrur gjenocidet ndaj nesh dhe grabitjet e territoreve tona, Serbinë duhet me detyrua me sjell para aktit të kryer me marrë anë me Rusinë e Kinën apo me Amerikën dhe Evropën!”, shkruan Miftari, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Nuk duhet lejua kurrsesi që Serbia që të luan sot rolin e një paqeruajtësi si Jugosllavin e Josip Broz Titos kinse i pa inkuadruar në blloqe interesi e ushtarake, edhe rrugëtimin për bashkim Evropian dhe inkuadrime tjera duhet meja bë ferr at rrugë e jo mej hap rrugën me i ndihmua Serbisë mu fut në EU siç po bën deri tani Hashim Thaçi edhe Edi Rama!”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat