Foto prekëse: Me trëndafil në dorë vajza i shkon te varri babait në trevjetorin e vdekjes - Bota Sot
Foto prekëse: Me trëndafil në dorë vajza i shkon te varri babait në trevjetorin e vdekjes

Aktuale

Foto prekëse: Me trëndafil në dorë vajza i shkon te varri babait në trevjetorin e vdekjes

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 10:22
Vajza e të ndjerit, Astrit Dehari

Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe te varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që ia morën jetën aktivistit të VV-së, të vihen para drejtësisë.

E pranë varrit të Astrit Deharit për të bërë homazhe ka shkuar edhe vajza e tij, e cila asnjëherë nuk mundi që ta takojë babin.

Kurse, babi i të ndjerit Astrit Dehari, Avniu falënderoi të gjithë në emër të familjarëve për mbështetjen që po i ofrojnë familjes së tij në këto ditë.

Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një sërë aktivitetesh.

Duke filluar nga ora 12:00 do mbahet marshi me moton: “Një popull për drejtësi”, pastaj në selinë qendrore të Vetëvendosjes do të dhurohet gjak.

Ndërsa në Prizren, do ndizen qirinj për të përkujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili u gjet i vdekur në qelinë ku po mbahej.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat