Biblioteka Kombëtare promovon diktatorin e Koresë së Veriut, Latifi: A jam në ëndërr?

Aktuale

Biblioteka Kombëtare promovon diktatorin e Koresë së Veriut, Latifi: A jam në ëndërr?

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 12:21
Pamje nga Bibloteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”

Profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook dy fotografi bizare nga jashtë dhe brenda Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

“Letërsia kombëtare e zhveshur nga fryma e pavarësisë kombëtare, nuk është gjë tjetër veçse një trup pa shpirt.” – është thënia problematike e vendosur në hekurat zbukurues të objektit të Bibliotekës Kombëtare nga diktatori koreanoverior Kim Jong-il.

Ndërkohë, brenda objektit, më saktë në korridorin e saj janë të vendosura dy portrete nga i njëjti diktator që iu buzëqesh studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët mund t’ia njohin më mirë të birin, Kim Jong-unin.

Kim Jong-il ishte një diktator i tmerrshëm vrasës që sundoi Korenë e Veriut nga viti 1994 e deri në vitin 2011.

Postimi i plote:

Më tha një shok, por nuk i besova! Shkova vetë ta shikoj dhe ishte e vërtetë. Një pankartë e madhe me thënien e Kim Jong Ilit, ish diktatorit komunist të Koresë së Veriut dhe babait të diktatorit të tanishëm Kim Jong Un, ishte e varur në murin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Por, e keqja nuk soste këtu: në brendi të bibliotekës ishin vendosur dy fotografi të Kim Jong Ilit. Thash më vete : jam në ëndërr apo çfarë po ndodhë? Jo, nuk është ëndërr! Është realitet, në Kosovën e 5 nëntorit të vitit 2019, në institucionin, i cili është themeluar për t’i kontribuar kulturës dhe lirisë, promovohet njëri nga diktatorët më të ndyrë që ka njohur bota

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat