Ymeri: Pa drejtësi për Astritin nuk ka drejtësi në Kosovë

Aktuale

Ymeri: Pa drejtësi për Astritin nuk ka drejtësi në Kosovë

Nga: A.SH Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 15:42
Visar Ymeri

Visar Ymeri ka bërë homazhe para varrit të Astrit Deharit, ku sot janë bërë tri vjet nga vdekja e tij e mistershme.

Ymeri përmes një postimi në facebook, ka thënë se është përgjegjësi prioritare që ky rast të zbardhet dhe për Astritin të ketë drejtësi.

“Pa drejtësi për Astritin nuk ka drejtësi në Kosovë”, ka shkruar Imeri.

Postimi në Facebook:

Sot 3 vjet na u kumtua lajmi i hidhur - se Astriti nuk jeton më.

Nuk na u dha asnjë informatë tjetër për atë se çka ka ndodhur. Pushteti doli shpejtë dhe e shpalli vetëvrasje. Për ta manipuluar opinionin dhe orientuar hetimin. Tash është e qartë që ky orientim kishte për qëllim ta shmang zbardhjen e së vërtetës për Astritin.

Është përgjegjësi prioritare që ky rast të zbardhet dhe për Astritin të ketë drejtësi. Pa drejtësi për Astritin nuk ka drejtësi në Kosovë.

Tashmë pushteti ka rënë. Pengesë për drejtësi nuk ka. Ose nuk duhet pasur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat