Aderoi në VV në gusht, ky është kandidati që zë vendin e pestë prej më të votuarve

Aktuale

Aderoi në VV në gusht, ky është kandidati që zë vendin e pestë prej më të votuarve

Nga: A.M Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 18:18
Albin Kurti, Hekuran Murati

Eksperti i ekonomisë, Hekuran Murati i cili aderoi në muajin gusht në Lëvizjen Vetëvendosje, del të jetë një ndër personat më të votuar të kësaj partie.

Murati e zë vendin e pestë në këtë listë, ku ka lënë mbrapa shumë figurat të rëndësishme të VV-së, sikurse Liburn Aliu, e Rexhep Selimi, shkruan "Bota sot".

Murati në zgjedhjet e 6 tetorit i ka marrë gjithësej  22,847 4  vota.

Ndryshe, Hekuran Murati studimet i ka mbaruar për Menaxhimin e Biznesit në Universitetin Amerikan në Kosovë. Studime master i ka vazhduar për Menaxhimin e Investimeve në Hochschule Bremen & University of North Carolina Wilmington, me specializim në Financa Ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat