Pamje që ta këput shpirtin: Vajzat e gazetarit të vrarë të “Bota sot” pranë lapidarit të babait

Aktuale

Pamje që ta këput shpirtin: Vajzat e gazetarit të vrarë të “Bota sot” pranë lapidarit të babait

Nga: N.H Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 18:27
Bekim Kastrati

Atë botë kur dora e zezë vrau gazetarin e guximshëm të kombëtares “Bota sot”, Bekim Kastrati, vajza Vesa ishte shumë e vogël, ndërsa Era ende nuk kishte ardhur në këtë botë.

Vesa dhe Era humbën më të dashurin e tyre, gjersa edhe me tej nuk dihet se kush i mori jetën Bekim Kastratit.

Në rrjetet sociale, vëllai i Besim Dajakut, Liridoni ka shpërndarë një foto mjaftë emocionuese.

Image
Vesa dhe Era Kastrati

Aty shihet dy vajzat e Bekimi, i cili humbi jetën në natën e 19 tetorit të vitit 2001, së bashku me Besim Dajakun, ndërsa u plagos Gani Geci.

Dajaku mes tjerash në shkrimin e tij, tregon se vajzat Era dhe Vesa tashmë kanë filluar studimet në Universitetin e Prishtinës, dhe se akoma presin drejtësi për babain e tyre të vrarë.

“Vesa dhe Era pranë lapidarit te babait Bekim Kastrati, gazetarit të vrarë në natën e 19 tetorit të vitit 2001, ku ne atë pritë u goditë dhe vëllai ynë, Besim Dajaku. Kohë e pasluftës, kur u bënë shumë vrasje në prita, me motive politike. Tani Era dhe Vesa kanë filluar studimet në Universitetin e Prishtinës dhe akoma presin drejtësi për babain e tyre të vrarë në pusi...”, ka shkruar Liridon Dajaku në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat