Në këto zgjedhje mori mbi 72 mijë vota, por sa vota i kishte Glauk Konjufca në vitin 2017?!

Aktuale

Në këto zgjedhje mori mbi 72 mijë vota, por sa vota i kishte Glauk Konjufca në vitin 2017?!

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 19:07
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca, i cili kishte marrë më pak vota se pesë kandidatë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ka dyfishuar numrin e votave të tij në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Deputeti i tri legjislaturave të fundit të Kuvendit të Kosovës ka arritur të sigurojë sërish ulëse në Kuvend pasi ka marrë 72 mijë vota në zgjedhje. Rreth 40 mijë më shumë se sa kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2017.

Konjufca ka arritur të sigurojë saktësisht 72.155 vota nga numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve parlamentare.

Në vitin 2017, deputeti nga Prishtina kishte marrë 30 mijë vota në zgjedhje. Ishte renditur i pesti në listën e Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat