Hoxha ishte në lidhje me gruan e dytë, ajo i shkon te shtëpia e tij dhe shtie me armë

Aktuale

Hoxha ishte në lidhje me gruan e dytë, ajo i shkon te shtëpia e tij dhe shtie me armë

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Një grua afër shtëpisë së hoxhës së Zhabarit, Sead Bejta, e cila ndodhet në rrugën Shaban Idrizi.

Kjo ndodhi pasi e njëjta nuk arriti të realizoi një plan për të cilin erdhi në Zhabar pasmesnatës.

Media mëson nga burime të sigurta se gruaja me inicialet S.B. erdhi në fshat me një veturë taksi dhe i kërkoi Bejtës të dalin. Ky i fundit refuzoi dhe pas një muhabeti me të u kthye në shtëpi.

Por, gruaja 28-vjeçe u irritua nga ky refuzim dhe shtiu me armë. Ajo, pastaj, u largua nga vendi i ngjarjes.

Bejta e raportoi rastin në Polici, por autoritetet nuk e gjetën gruan.

Burimet konfirmojnë se kur hoxha Bejta u intervistua nga hetuesit policorë, pranoi se ka qenë në një lidhje me 28-vjeçaren.

Në një bisedë telefonike, Bejta nuk deshi të flasë e as të komentojë rreth ngjarjes.

Para kamerës nuk folën asnjë anëtar i familjes së imamit të Zhabarit, por një anëtar i familjes tha prapa kamerës, se lidhjen e imamit Bejta me gruan që e kanosi atë, e dinin të gjithë – përfshirë bashkëshorten aktuale dhe fëmijët e tij.

Siç tha ai, plani ishte që gruaja S.B. të bashkohej për të jetuar me Bejtën dhe me pajtimin e gruas së këtij të fundit, por më vonë u vendos që kjo të mos ndodhë.

Pas mesnatës një grua ka shtënë me revole pasi nuk realizoi planin e saj që kishte me hoxhën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat