Fillon numërimi i 1806 pakove me fletëvotime nga diaspora

Aktuale

Fillon numërimi i 1806 pakove me fletëvotime nga diaspora

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 21:32
QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i 1806 pakove me fletëvotime nga diaspora, vota këto që fillimisht nuk ishin proceduar për votim në QNR. Numërimi i tyre pritet të përfundojë sonte.

Pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje, sot Gjykata Supreme mori vendim për numërimin e këtyre 1806 pakove me fletëvotime nga mërgata.

Ditë më parë, KQZ-ja nuk kishte proceduar për votim në QNR këto pako me fletëvotime, teksa Lëvizja Vetëvendosje fillimisht ishte ankuar në PZAP, e cila ankesën e kishte vlerësuar si të pabazuar. Për këtë arsye, kjo parti dje ka dorëzuar ankesën tjetër në Gjykatën Supreme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se gjatë ditës së sotme KQZ ka bërë vlerësimin e 1806 pakove të me supozuara ke fletëvotime.

“Gjatë ditës së sotme KQZ ka bërë vlerësimin e 1806 pakove të supozuara me fletëvotime. Prej të cilave në fund kemi 2449 pako me fletëvotime të individualizuara. Gjatë vlerësimit të tyre 2039 janë aprovuar kurse janë refuzuar 410 të tjera”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat