Kaloi nga PD-ja në VV, ja sa vota i mori Labinotë Demi – Murtezi

Aktuale

Kaloi nga PD-ja në VV, ja sa vota i mori Labinotë Demi – Murtezi

Nga: A.M Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 23:10
Labinotë Demi – Murtezi, Albin Kurti

U bë për herë të parë deputete e Kuvendit të Kosovës, si kandidate nga Partia e Drejtësisë.

Por,  në legjislaturën e re Murtezi do të jetë deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo është e ranguar si e 13-ta në listën e deputetëve më të votuar të Vetëvendosjes.

Demi – Murtezi është një ndër deputetet më të votuara në Gjilan, shkruan "Bota sot".     

Ajo në zgjedhjet e 6 tetorit si kandidate e VV-së ka marrë gjithsej 13,392 5 vota.

Ndryshe, Labinotë Demi – Murtezi kaloi nga PD-ja në VV në qershor të këtij viti./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat