Maliqi paralajmëron rrezik nga dialogu

Aktuale

Maliqi paralajmëron rrezik nga dialogu

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 07:57
Shkëlzen Maliqi

Cilido qoftë skenari, mbi të cilin do të zhvillohen bisedimet Kosovë – Serbi, ekziston rreziku real që ideja e korrigjimit të kufijve të rikthehet në tavolinën e diskutimeve. Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Zërin” publicisti Shkëlzen Maliqi, i cili vlerëson se çështja e Kosovës mund të bëhet pjesë e pazareve të superfuqive botërore, e Rusisë dhe e Amerikës

Deklaratat e qarqeve diplomatike se dialogu Kosovë – Serbi nuk ka vija të kuqe dhe se çfarëdo marrëveshje për të cilën dakordohen të dyja palët është e pranueshme, janë sinjale të qarta se në tryezën e diskutimeve mund të rikthehet ideja e korrigjimit të kufijve në kuadër të marrëveshjes finale mes dy vendeve. Kështu ka deklaruar publicisti, njohësi i çështjeve politike Shkëlzen Maliqi, i cili një skenar të tillë e sheh si opsion tejet real.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat