Sa është e mundshme që qeveria e ardhshme të bëhet vetëm me numrat e VV’së dhe LDK’së

Aktuale

Sa është e mundshme që qeveria e ardhshme të bëhet vetëm me numrat e VV’së dhe LDK’së

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 08:42
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Me 62 deputetë nga Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, qeveria e Kosovës mund të krijohet me këta numra

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 32 deputetët – një më shumë sesa që kishte para numërimit të votave të fundit të ardhura nga diaspora.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e cila po negocion me të parën për formimin e qeverisë ka marrë 29 deputetë.

Kështu i bie se bashkërisht këto dy parti kanë rrafsh 61 deputetë, aq sa edhe duhen për krijimin e Qeverisë.

Mbetët të shihet se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të këtyre dy partive – pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deri atëherë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojnë takimet për të harmonizuar programin, tash që po bëhen një muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat