Nga 1 janari gjykatat do të punojnë vetëm përmes sistemit elektronik

Aktuale

Nga 1 janari gjykatat do të punojnë vetëm përmes sistemit elektronik

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje mes tjerash është  diskutuar edhe për grupin punues të përdoruesve të projektit SMIL për lirimin nga obligimi i raportimit të Gjykatave Themelore dhe degëve të tyre nga data 1janar 2020, përjashtim Gjykata Themelore e Mitrovicës, degët Zubin Potok dhe Leposaviqi për lëminë civile dhe penale.

Menaxheri i projektit, Fatmir Rexhepi, tha se Gjykata Themelore në Ferizaj dhe Mitrovicë kanë qenë më të suksesshmet.

“Kemi menduar që me dhënë një pasqyrë krahas kërkesës se ku kemi mbërri me punën e Gjykatave. Gjatë dy vjetëve projekti ka qenë në implementimin në gjykatat civile dhe penale, 185 trajnime përdorues kanë qenë, sistemi është pritë mirë dhe sistemi është i suksesshëm, ky ka filluar si projekt model për shtetet e rajonit, kemi pasur vizitë nga Shqipëria dhe do të kemi nga Maqedonia.  Shumica e gjykatave ku kemi punuar e përdorim 100% sistemin.  Numrin e lëndëve në sistem 24 tetor ka pasur 1326 lëndë, 29 874 janë në sistem, lëndë të pakryera 83,277. 90% penale të kryera . 80% civile të kryera përmes sistemit. Gjakova dhe Ferizaj 100%, Peja 99%, Mitrovica 66, ja vlen me u cek Gjykata Prishtinë për 3 muaj 86%, i kanë kryer”.

“Jemi duke punuar që rasti të lidhet edhe me polici, por për momentin nuk kemi kapacitete për me u ndërlidhë. Këtë vit e kemi me ardh lënda prej Prokurorisë në Gjykata, sistemi ka me caktu gjykatësin vet. Jemi duke punuar që raportet me u publiku në portal të punës dhe me projektin e evidencës penale”.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, shtroi pyetjen nëse janë në gjendje Gjykatat të punojnë me manuale në punën elektronike.

“A janë në gjendje Gjykatat me punu nga manualet në punë elektronike”, pyeti ai.

Atij iu përgjigj menaxheri i projekteve, Fatmir Rexhepi.

“Gjyqtarët i kanë lëndët në zyre dhe përmes sistemit i shohim nëse bie sistemi lëndët janë aty, nuk ka rrezik me largu, lëndët nëse ka rrezik ne mundemi me kthy manual. Ky projekt është periudhë provuese”, tha ai, raporton EO.

KGjK-ja mori vendim që nja 1 janari 2020 të fillojnë të gjitha gjykatat të mos punojnë në mënyrë manuale, por përmes sistemit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat