Erëza Vela shpërthen me kritika për Komunën e Prishtinës: Ia kemi k*** n****...

Aktuale

Erëza Vela shpërthen me kritika për Komunën e Prishtinës: Ia kemi k*** n****...

Nga: A.Zh Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 13:14
Erëza Vela

Gazetarja Erëza Vela, ka kritikuar komunën e Prishtinës, për emërtimin e rrugëve.

Ajo ka thënë se emërtimi i rrugëve në kryeqytet është një problem serioz dhe i komplikuar, me të cilin duhet të merret kushdo që e merr pushtetin, përcjell Bota sot.

“Mendoj që flas në emër të krejt qytetarëve të Prishtinës kur them që me emërtimet e rrugëve nime i kemi nderu një numër të madh të atyre që nuk jetojnë më, po 100% të neve që vazhdojmë me jetu i’a kemi kajt nonen e kompliku jetën në maksimum”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Mendoj qe flas ne emen te krejt qytetareve te Prishtines kur them qe me emertimet e rrugeve nime i kemi nderu nje numer te madh te atyne qe nuk jetojne me, po 100% te neve qe vazhdojme me jetu i’a kemi kajt nonen e kompliku jeten ne maksimum.

Ne baze te faturave te komunalive, banesa ime gjindet ne 4 adresa: Hermine Lekaj, Gazmend Zajmi, Rrahim Beqiri dhe Bregu i Diellit.

Nderkaq per me i’a spjegu pizzamenit adresen, shkojme me verzionin autentik te Prishtines, jo ato “te banesa e Leonora Jakupit”, po ato te detajumin: nisesh kah banesat e bardha – a se din ku jane a – a e din ku osh royal malli – eh e kalon royalin, osht rrethi, viva osht ne anen e djathte – jo, jo ajo viva atje poshte, po ni rreth apo dy ma nalt, dmth e kalon royalin – se di valla sakte sa rretha pi bjen – prit, a e din ku osht conadi i ri – jo, jo ai ne dragodan…

Kjo sfide vazhdon deri te bohet ajo pice akull krejt, e nervat e tua vlojne si caji i rusit n’shporet. Mos te flasim kur ki me porosite naj dergese prej jashte apo ke me e nise nje projekt te ri me nderkombetare, e psh ta bon tipi “shihemi neser ne 8 ne mengjes, zyret i kemi te Rruga Eduard Lir nr. 1”. Dmth, qat’ nate ti as gjumin nuk e bon qysh duhet prej ankthit se ku gjindet ajo rruge dhe qysh ki me mrri me e gjet para 8ve ne mengjes.

Kushdo qe e merr Prishtinen, duhet me e trajtu kete fenomen seriozisht.

Perndryshe, une shpesh e lypi ne Google ëhere am I, kur du me i tregu dikujt ku hamamin jam, dhe shume shpesh ma qet vec Prishtina :S

Image
Postimi i Velës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat