Vjen reagimi i Vetëvendosjes ndaj Limajt, pasi tha se do ta kallnin Kosovën për disa vota

Aktuale

Vjen reagimi i Vetëvendosjes ndaj Limajt, pasi tha se do ta kallnin Kosovën për disa vota

Nga: D.RR Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 14:27
Fatmir Limaj, Albin Kurti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, mbrëmë ka deklaruar se Lëvizja Vevëvendosje, do ta kallte KQZ-në, nëse këtyre të fundit do t’iu ndodhte si Nismës.

Limaj ka thënë se “ata që po heshtin sot, për votat e ardhura nga Serbia, po e bëjnë për shkak që të përfitojnë ulëset në Kuvend”.

“T’i kishte ndodhur kjo Vetëvendosjes, do ta kishin kallur KQZ-në deri tash. Ata po heshtin, nuk është e vështirë të dihet, Vetëvendosje ka heshtur në votat e serbëve, dhe po vazhdon të heshtë”, ka deklaruar Limaj.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, përcjell Bota sot.

Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se Limaj nuk e kishte parë të arsyeshme të reagonte kur situatë të ngjashme kishte partia ORA, që nuk e kishte kaluar pragun.

Sipas saj, Limaj duhet të falënderojë aktivistët e Vetëvendosjes për mbrojtje të botës së të gjitha subjekteve politike pa dallim.

“Kryetari i NISMËS, dikur zyrtar i lartë i PDK-së, nuk e kishte pa të arsyeshme me reagu në situatën e ngjashme kur Partia Reformiste ”ORA” nuk e pat kaluar pragun. Sidomos nga fakti se për dallim nga tani, atëherë kishte pasur vjedhje “industriale” të votës e që dihet botërisht.

Përkundrazi, sot, ai të paktën mundet me i falënderu aktivistët e VETËVENDOSJES! gardianët e votës që ishin më këmbëngulësit për të mbrojtur votën e të gjitha subjekteve politike pa dallim”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat