Ministria del me njoftim publik pas dështimit të provimeve për patentë shoferë

Aktuale

Ministria del me njoftim publik pas dështimit të provimeve për patentë shoferë

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 15:53
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ju informon se aktualisht është duke punuar në zgjidhjen e çështjes së mbajtjes së testimit praktik për patentë shofer, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Zyrtarët Publik me numër 06/L-114.

Me skadimin e vendimeve të ekzaminerëve, ky ligj që në fuqi hyri me 11 shtator 2019, ka shfaqur paqartësi që kërkojnë analizë ligjore drejt vazhdimit të angazhimit të tyre. Me këtë rast, departamentet përkatëse të MIT janë angazhuar për gjetjen e zgjidhjes të kësaj situate, gjithnjë të bazuar në ligj. MIT kërkon mirëkuptim nga kandidatët që nuk kanë mundur t’i nënshtrohen testimit të cilin do të mund ta realizojnë shumë shpejt.

Kandidatët të cilët kishin aplikuar të futen në provim për patentë shofer në Qendrën e Patentë Shoferit në Prishtinë, sot nuk kanë pasur mundësi t’i nënshtrohen këtij provimi, pasi ekzaminerët munguan për shkak se nuk kishin kontratë për punë.

Kaosi në këtë qendër ka ardhur pas hyrjes në fuqi të Ligjit për zyrtarët publikë, që ka hyrë në fuqi në ditën e 11-të të shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat