Shpend Maxhuni jep dorëheqje nga AKI-ja

Aktuale

Shpend Maxhuni jep dorëheqje nga AKI-ja

Nga: A.M. Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 16:08
Ramush Haradinaj, Shpend Maxhuni

Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj ka pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhunit.

Këtë e ka konfirmuar Haradinaj përmes një postimi në Facebook, si dhe e ka dekoruar Maxhunin me Medaljen e Skënderbeut.

Postimi i plotë:

Kam pranuar e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, dorëheqjen nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare.

Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë.

Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut.

Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat