Nesër do të mbahet takimi LDK-VV

Aktuale

Nesër do të mbahet takimi LDK-VV

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 17:57
Foto

Grupet punuese të Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nesër në mesditë vazhdojnë takimet ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.

Takimi do të zhvillohet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga ora 15:00.

Media merr vesh se grupet punuese pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa të dakordohen rreth propozimeve të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.

Përndryshe, pas takimit të grupeve punuesve në mes LDK-së dhe VV-së, i cili është mbajtur të hënën, Glauk Konjufca paralajmëroi se për 10 ditë do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat