“Bombardohen” me komente Ramush Haradinaj dhe Shpend Maxhuni: “I dështuar”, “Erdhi dita”, e “Ja ka ni erën”...

Aktuale

“Bombardohen” me komente Ramush Haradinaj dhe Shpend Maxhuni: “I dështuar”, “Erdhi dita”, e “Ja ka ni erën”...

Nga: N.H Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 18:02
Haradinaj dhe Maxhuni

Drejtori shumëvjeçar i Policisë së Kosovës e tash së fundi edhe shef i Agjencisë së Inteligjencës, Shpend Maxhuni, ka vendosur që të mos jetë më pjesë e kësaj agjencie.

Maxhuni ka dhënë dorëheqje të befasishme nga pozita që mbante, duke u hapur kështu rrugë ndryshimeve rrënjësore në fushën e sigurisë.

E këtë njoftim për dorëheqjen e Maxhunit e ka dhënë kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Mirëpo, në profilin e Haradinajt, nuk kanë munguar edhe komentet e ndryshme në drejtim të kryeministrit në largim si dhe ish-shefit Maxhuni.

Në shumicën e komenteve thuhej, “I dështuar”, “Erdhi dita”, “Ja ka ni erën” dhe shume komente të tjera.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat