Gashi ia përmend të zezat Shpend Maxhunit

Aktuale

Gashi ia përmend të zezat Shpend Maxhunit

Nga: A.M. Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 18:54
Shpend Maxhuni, Ramush Haradinaj

Eksperti i sigurisë, Bahri Gashi ka reaguar pasi që ish shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni është dekoruar nga kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, me medaljen e Skënderbeut.

Ai e ka quajtur lajmë skandalozë dhe lajm që nuk kapërdihet.

Po ashtu, në postimin e tij në Facebook, ai ka shkruar se  “Sa poshtë ka ra figura e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit "Skënderbeu”.                                      

Postimi i plotë:

LAJM QË S'KAPËRDIHET!

Sa poshtë ka ra figura e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit "SKËNDERBEU"

Lajm i neveritshëm (institucional), që njeriut më servil dhe personit më kontraverz, ai personalisht me plot skandale kudo që ka shërbyer, dhe familjarisht i dyshuar për bashkëpunëtor të Serbisë (E.M). Së fundi i katapultuar në krye të AKI-së, (që kurr nuk jam pajtuar me një emërim të tillë), tani të dekorohet me Medaljen "Skënderbeu" me motivacion: për "profesionalizëm dhe shërbim ndaj atdheut"...!

Çfarë modeli po ju lëmë brezit të ri, gjakut të derdhur për liri, se si dekorohen dhe shpërblehen njerëz me kaq "kredibilitet" të ulët profesional dhe familjar....!!!

Lajm që s'kapërdihet!!!

Skandal në vehte!!!

TURP!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat