Zullumqari i Qeverisë që po i bllokon banorët me Land Roverin e shtetit

Aktuale

Zullumqari i Qeverisë që po i bllokon banorët me Land Roverin e shtetit

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 19:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pushteti shpeshëherë në Kosovë e ka dëshmuar se qëndron mbi ligjin.

Legjislacioni ndonëse i miratuar që të zbatohet njëjtë për të gjithë, në praktikë nuk po mundëson barabartësi të të gjithë qytetarëve para ligjit.

Një shembull  i tillë i abuzimit të pushtetit me ligjin është regjistruar në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, rast i cili nuk do të ishte toleruar po të ishte bërë nga ndonjë qytetar i rëndomtë.

Një shofer i Qeverisë së Kosovës me makinën “Land Rover”, me targa 3Z 004 04, ka bllokuar hyrjen e objektit të ndërtesës së banimit.

Madje sipas qytetarëve kjo shkelje është bërë recidiviste dhe ndodhë pothuajse çdo natë ku drejtuesi i këtij automjeti bën parking të paligjshëm duke bllokuar hyrjen dhe ngulfatur banorët.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja Vrojtuesit e Lagjes.

“Sipas banoreve kjo veture zyrtare cdo nate e bllokon hymjen tek Oxford ne Kodren e Diellit”, thuhet në njoftimin i cili është postuar së bashku me fotografinë në rrjetin social facebook. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat