Rasti i Astritit, Sami Kurteshi ka dy kërkesa nga Aleksandër Lumezi

Aktuale

Rasti i Astritit, Sami Kurteshi ka dy kërkesa nga Aleksandër Lumezi

Nga: A.M. Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 21:26
Sami Kurteshi

Ish deputeti i VV-së, Sami Kurteshi, ka kërkuar suspendimin e menjëhershëm të prokurorit Sylë Hoxhës dhe lirimi e largimi nga çdo funksion prokurorial.

Gjithashtu, në postimin e tij në Facebook, Kurteshi kërkuar nga Kreu i Prokurorisë së Shtetit, Aleksandër Lumezi që të kërkojë hetime të mëtutjeshme për rastin e Deharit.

Postimi i plotë:

KUSH HETON VRASJEN E ASTRIT DEHARIT?

Kryeprokurori i shtetit A. Lumezi ka urdhëruar bartjen e rastit të vrasjes së Astrit Deharit nga Prizreni në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

I detyruar nga presioni i faktit shkencërisht të vërtetuar për vrasjen e Astritit, ky është vetëm hapi i parë në drejtimin e duhur.

Hapi tjetër i radhës është suspendimi i menjëhershëm i Sylë Hoxhës dhe lirimi e largimi nga çdo funksion prokurorial.

Hapi i radhës, më i rëndësishmi tani për tani që domosdoshmërisht duhet të bëjë A. Lumezi, është kërkesa dhe rekomandimi i Institutit CURML nga Lozana e Zvicrës se për hetimet e mëtutjeshme „Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen.“

Besimi i humbur nga manipulimet e deritanishme në polici e prokurori, për shkak të degradimit dhe injorancës profesionale të mjekëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore të SHSKUK, nuk lë asnjë alternativë tjetër. Mos kërko ekspertë në kozmos, kur ata jane në tokë dhe të gatshëm.

#Kryeprokurorveprodrejtëdhemenjëherë!

#Drejtësiadheevërtetanukkanëalternativë

#Tanimenjëherëpavonesë

#Kriminelëtdhevrasësitnëburg!

#DrejtësipërAstritin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat