Agim Bahtiri: Albin Kurti e ka kohën të tregojë se kush është

Aktuale

Agim Bahtiri: Albin Kurti e ka kohën të tregojë se kush është

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 22:35
Albin Kurti, Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka komentuar zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Bahtiri në RTV Dukagjini ka thënë se nuk mund t’ia merr meritat e fitores Albin Kurtit për rezultatin e Vetëvendosjes në Mitrovicë.

Ai ka thënë se nuk ka dhënë kontribut për Vetëvendosjen vetëm në Mitrovicë por edhe në qytete tjera si Podujeve, Skenderaj apo Vushtrri.

I pari i Mitrovicës ka thënë se Albin Kurti e ka kohën të tregoj se kush është.

Bahtiri ka thënë se janë të vetëdijshëm se pritjet e qytetarëve me fitoren e Vetëvendosjes janë 100%.

“Partitë tjera po të kishin fituar, sukseset e tyre në masën 5% do të ishin vërejtur por me fitoren e Vetëvendosjes pritjet janë të mëdha deri në masën 100%”.

Kryetari i Mitrovicës ka thënë  se Vetëvendosje do të jetë funksionale 100% në raport me luftimin e korrupsionit.

Duke folur për formimin e qeverisë, Bahtiri ka thënë se nuk do të ketë bisedime në këtë drejtim me Listën Serbe por me serbët lokalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat