U dorëhiq sot, kjo është pasuria e grumbulluar e Shpend Maxhunit

Aktuale

U dorëhiq sot, kjo është pasuria e grumbulluar e Shpend Maxhunit

Nga: H.O. Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Shpend Maxhuni sot dha dorëheqja nga pozita e kreut të AKI-së. Ai këtë e bëri të ditur vetë gjatë ditës së sotme.

Në fillim të këtij viti ai ishte i detyruar të deklaroj pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, derisa ushtronte detyrën e të parit të AKI-së.

Sipas deklarimit të tij, pasuria tij sillet rreth gjysëm milioni, apo rreth 428 mijë euro. Ai ka deklaruar se posedon dy banesa, një shtëpi dhe tokë në pronësi të familjes.

Poashtu posedon dy vetura dhe një biznes në emër të djalit me 21 mijë euro të ardhura.

Maxhuni ka publikuar poashtu edhe të ardhurat vjetore të tij, bashkëshortes dhe fëmijëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat