Adriatik Kelmendi bën një thirrje të rëndësishme, ka disa fjalë për votat nga Serbia

Aktuale

Adriatik Kelmendi bën një thirrje të rëndësishme, ka disa fjalë për votat nga Serbia

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 23:44
Adriatik Kelmendi

Publicisti dhe gazetari Adriatik Kelmendi, ka bërë thirrje që votat e paligjshme nga Serbia të anulohen. Ai një gjë të tillë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, Kelmendi ka thënë se nëse këto vota nuk anulohen, nuk duhet të habitemi që në të ardhmen përmes praktikave të tilla Lista Serbe të fitojë zgjedhjet në Kosovë.

“Nëse nuk anulohen votat e paligjshme nga Serbia, me një presedencë të tillë - mos iu shkoftë mendja! - në zgjedhjet e ardhshme, fare lehtë, mund ta shohim të vijë në jetë një skenar si ky: Danilos i nevojiten vetëm numrat personalë të 150 mijë personave, të ulet në një kafene të tymosur në Prokuplje, t’i plotësojë ato doravetë, t’i bie fizikisht deri në Postën nr. 6 në Prishtinë, t’i bëjë bashkë ato vota me rreth 50 mijë vota të serbëve brenda Kosovës dhe – ja ku jemi! - ta shpallë Listën Serbe si fituese të zgjedhjeve në Kosovë”, ka shkruar Kelmendi.

Gjithashtu, gazetari Adriatik Kelmendi, ka shkruar se kjo s’duhet të lejohet të ndodhë! Jo pse bëhet fjalë për një parti, cilado qoftë ajo, jo pse bëhet fjalë për një etni, cilado qoftë ajo, por se bëhet fjalë për deformim të vullnetit të qytetarëve votues për zgjedhjet në Kosovë. Publicisti Kelmendi ka njoftuar se gjatë ditës së nesërm opinioni do mund të lexojë një analizë më të zgjeruar rreth kësaj çështje, për të cilën në fund të statusit të tij ka thënë se, një herë e mirë, një praktikë e këtillë manipuluese duhet të ndalet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat