Jahjaga takohet me Christopher Hill: Kosova është me fat që ka miq të tillë që na përkrahin vazhdimisht

Aktuale

Jahjaga takohet me Christopher Hill: Kosova është me fat që ka miq të tillë që na përkrahin vazhdimisht

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 23:50
Pamje nga takimi

Ish- presidentja e vendit, Atifete Jahjaga është takuar sot me Ambasadorin Christopher Hill.

Jahjaga këtë e bëri të ditur përmes një postimi në facebook ku tha se kanë biseduar për çështje të ndryshme politike dhe sociale në Kosovë.

Ja postimi i plotë:

Ishte kënaqësi e veçantë të takoj mikun tim dhe të Kosovës, Ambasadorin Christopher Hill. Biseduam për çështje të ndryshme politike dhe sociale në Kosovë dhe rajon, duke kujtuar të arriturat e shumta të Kosovës përkundër sfidave të ndryshme, dhe mundësitë e ndryshme për zhvillim të mëtutjeshëm.

Kosova është me fat që ka miq të tillë që na përkrahin vazhdimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat