Ish ministri ironizon me Nisma-n, por harron se ka dështuar keq në garën për deputet

Aktuale

Ish ministri ironizon me Nisma-n, por harron se ka dështuar keq në garën për deputet

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 11:24
Bajram Hasani

Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka ironizuar me subjektin politik, Nisma Socialdemokrate, parti kjo e cila e bëri atë ministër.

Hasani në një status të postuar në llogarinë e tij në Facebook ka ironizur duke shkruar: Pse more Valdete Daka kur i shpalli rezultatet se përmendi NISMA-në hiq?

Hasani që deri në ditën kur u bë ministër ishte i panjohur për qytetarët, vazhdon ta nënçmoj subjektin i cili i dha rastin të bëhet ministri më i ri në Qeverinë Haradinaj.

Ai po ironizon vazhdimisht me Nisma-n por po harron se vet ka dështuar keq në garën për deputet. Ai ishte kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, jo që nuk ka arritur të bëhet deputet, por qëndron larg në listë.

Ai ka arritur të marr 2301 vota, e për të qenë deputet është dashtë t’i ketë mbi 6 500.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat