Mulhaxha-Kollçaku: Falënderoj të gjithë ata që më besuan edhe një mandat në Kuvend

Aktuale

Mulhaxha-Kollçaku: Falënderoj të gjithë ata që më besuan edhe një mandat në Kuvend

Nga: A.SH Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 11:57
Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Deputetja nga radhët e VV-së, e cila e fitoi edhe një mandat në Kuvend, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka falënderuar të gjithë ata që i besuan të jetë deputete edhe për këtë mandat.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këtë fitore ia dedikoj të gjithë të mbijetuarëve dhe familjeve të atyre që i humbën më të dashurit e tyre nga sëmundja.

Postimi në Facebook:

Për çdo votë time veç e veç, falënderoj të gjithë ata që më besuan edhe një mandat në Kuvend të Republikës së Kosovës. Posaçërisht, duke u nisur nga fakti, që e pata mjaft vështirë, që gjatë mandatit të kaluar të ushtroj postin e deputetes, sepse në të njëjtën kohë më është dashur të ballafaqohem me sfidën më të madhe jetësore dhe ta luftoj atë.
Prandaj, këtë fitore ia dedikoj të gjithë të mbijetuarëve dhe familjeve të atyre që i humbën më të dashurit e tyre nga sëmundja.
Tash, me një forcë të re dhe optimizëm, do ta vazhdoj angazhimin politik dhe profesional ( edhe pse nuk u ndala qoftë edhe për një çast të vetëm), në të mirën e përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat