Abdixhiku ndër më të votuarit në Prishtinë, falënderon votuesit që e bënë sërish deputet

Aktuale

Abdixhiku ndër më të votuarit në Prishtinë, falënderon votuesit që e bënë sërish deputet

Nga: G.B Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 12:18
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku ka marrë votat edhe për një mandat për ulësen në Kuvend, si deputet i LDK-së.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, ka falënderuar 29,565 votuesit, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se është ndër më të votuarit në Prishtinë, derisa me këtë, thotë se ia bënë më të qartë drejtimin e angazhimit politik.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Tash që u shpallën rezultatet përfundimtare, më duhet t’i falenderojë nga zemra plot 29,565 votuesit e mi. Është hera e dytë që marr një mbështetje të tillë. Kështu, kaq shumë, përveç nderit më jepni dhe përgjegjësi.

Në veçanti, por jo për dallim, më duhet t’i falenderojë plot 10,168 votuesit e mi në Prishtinë. Më bëtë ndër më të votuarit në kryeqytet, në qytetin tim. Dhe me këtë, më shumë se kurrë, ma bëtë të qartë drejtimin e angazhimit tim politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat